Kurti kujton shpërthimin në Ibër Lepenc: Sulmi i dytë i rëndë ndaj Republikës sonë

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka kujtuar sulmin në Ibër Lepenc, që ndodhi vitin e kaluar në Varagë të Zubin Potokot.

Kurti ka shkruar se ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Kosovës.

banner

Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist. Ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Republikës sonë nga aktorë të jashtëm në dy vite rresht, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, dhe i pari ndaj infrastrukturës sonë kritike.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë këtu Termocentralin “Kosova B”’ – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.