Limaj kujton procesin e tij në Hagë: Ishte i gjatë dhe sfidues

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka kujtuar procesin e tij në Tribunalin e Hagës, ku u shpall i pafajshëm.

Limaj e ka cilësuar si proces të gjatë dhe sfidues.

banner

“Ballafaqimi ynë gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe sfidues. Në atë kohë Kosova nuk ishte shtet dhe ne ishim pa asnjë përkujdesje institucionale, pa mbrojtje të organizuar, ashtu siç do të duhej ta kishim në një proces të tillë gjyqësor. Edhe ne si individë, edhe e vërteta e luftës sonë çlirimtare, për herë të parë po sfidoheshin në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Në gjithë këtë proces e kishim të vërtetën e UÇK-së dhe mbështetjen e popullit” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.