Vetëvendosje zyrtarizon koalicionin me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në

Vetëvendosje bashkohet me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në për zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

banner

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ky koalicion do të garojë nën emrin “Koalicioni Lëvizja VETËVENDOSJE!”. Sipas dokumentacionit të dorëzuar, koalicioni përbëhet nga katër subjektet politike: Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Zyrtarizimi i këtij koalicioni vjen në prag të proceseve të reja zgjedhore, duke konsoliduar bashkëpunimin mes partive që synojnë të garojnë së bashku nën një listë të përbashkët.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.