Mustafa rendit arsyet e mundshme pse Rrahman Morina doli kundër Kosovës

Në podcastin “PIKË”, një prej veprimtarëve politik gjatë Jugosllavisë, Muhamet Mustafa ka folur për kthesën e madhe politike të Rrahman Morinës dhe rolin e tij në periudhat vendimtare për Kosovën në fund të viteve ’80.

Duke biseduar me publicistin Veton Surroi, Mustafa ka thënë se Morina nuk kishte kapacitetin analitik për ta kuptuar situatën e atëhershme politike dhe rolin e rrezikshëm të Serbisë.

banner

“Rrahmani… nuk po di, diçka ka pasë ndonjë hall të madh. Po edhe si disa njerëz tjerë kanë mujt mos me kuptu kontekstin që politika e Titos herë do kurdo nuk mund me dështu krejt, edhe mandej e kthej në gjendjen e përparshme, ka pasë disa njerëz që kanë qenë naivë në këtë situatë.  Edhe ai mendoj që nuk ka, ai ka qenë djalë shkodran, që thojshim na, trim me tona e krejt, mirëpo nuk ka qenë bash naj analist i hollë i situatave e problemeve, plus ka mujt me qenë edhe naj shantazh. Ai e ka pasë grua një punëtore të policisë në nivelit të lartë edhe mandej nuk po aludoj se keq o me fol, nuk di a ka pas faj gruaja e tij, por, supozimet po them”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, kthesa e Morinës i hapi rrugë ndikimit serb në institucionet e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.