Nisma Socialdemokrate garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia e Fatmir Limajt dorëzon aplikimin në KQZ, duke përjashtuar koalicionet parazgjedhore.

Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë si parti e vetme në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka dorëzuar aplikimin zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor.

banner

Në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit, Nisma garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila këtë herë po ashtu ka vendosur të hyjë e vetme në garë. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Nisma kishte tre deputetë.

Gjatë ditëve të fundit, kjo parti zhvilloi diskutime edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një mundësi të bashkëpunimit, mirëpo duket se bisedimet nuk kanë prodhuar marrëveshje, pasi vendimi përfundimtar ka qenë që Nisma të mos garojë në listë të përbashkët me askënd.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.