
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka reaguar pas vendimit të PZAP-it që të mosautorizojë vendvotimet jashtë ambasadave dhe konsullatave.
Abdixhiku ka reaguar pas reagimeve të shumta të VV-së.
Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka vlerësuar se vendimi i PZAP-it është në linjë me ligjjet në fuqi.
Tutje, ai ka shkruar se VV-ja ka tentuar të krijojë sistem për manipulimin e votës në diasporë.
“Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.
E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë” – ka shkruar ai.



