Krasniqi fton diasporën të regjistrohen për zgjedhjet: Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka apeluar te bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se diaspora ka pasur gjithmonë rol të pazëvendësueshëm në zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit – rol që, sipas tij, mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot.

banner

Ai kujtoi se afati për regjistrim përfundon më 6 dhjetor dhe u bëri thirrje qytetarëve që procesin ta kryejnë në faqen zyrtare: diaspora.kqz-ks.org.

“Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, shkroi Krasniqi, duke ftuar mërgatën që të kontribuojë fuqishëm në vendimmarrjen e ardhshme politike të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.