
Elvis Hoxha, aktivist i shquar i VV-së nga Tirana, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar reagimin e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, i cili e akuzoi VV-në për tentim për të krijuar një sistem për vjedhjen e votës në diasporë.
Hoxha ka shkruar se Abdixhiku “vetë vjedh të drejtën e votës”.
Tutje, ai ka akuzuar LDK-në për vjedhje të votës me inxhiniering.
“Lumiri vetë vjedh të drejtën e votës. Sa për historikun e vjedhjes së votës me inxhiniering, përsëri partia e Lumirit e ka përparësinë” – ka shkruar Hoxha.



