
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, ka folur në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për REL, Joseph ka kujtuar që Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO.
Ballkani tashmë është i rrethuar nga vende anëtare të NATO-s. Tri nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Serbia është i vetmi shtet në rajon që thotë se nuk dëshiron të anëtarësohet. Edhe Bosnje e Hercegovina ka dëshirë formale të hyjë në NATO, ndërsa Kosova, sigurisht, e dëshiron shumë anëtarësimin.



