Rexha: Gjuha e Kurteshit shumë e rëndë, mund të çojë në sulme fizike ndaj gazetarëve

Xhemajl Rexha, kryetar i AGK, ka reaguar pas sulmit verbal të ashpër të Sami Kurteshit të VV-së.

Ai e ka quajtur këtë gjuhë si shumë të ashpër.

banner

“Shumë e rëndë, e papranueshme, por aspak e befasueshme dhe e çuditshme. Nuk është hera e parë që zoti Kurteshi na quan ‘Aleancë e Grupeve Kriminale’, edhe gazetarët tjerë i ka quajtur vrasës me pagesë. Kjo tregon atë që ai në fakt është, recidivist” – tha ai.

“Është koha e fundit që të ndalojë kjo gjuhë, të cilën zoti Kurteshi e bën me vetëdije. Një gjuhë e tillë është nxitje për mijëra komente online kundër mediave e AGK-së të cilat mund të çojnë në sulme fizike në rrugë”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.