
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka shpërndarë një video, ku ka folur për politikat e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.
Hoxhaj ka përmendur tri dokumente të Kurtit, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, për të cilat ka pasur shumë kritika ndaj tyre.
Ai ka vlerësuar se këto marrëveshje kanë dëmtuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.



