
Tashmë kanë nisur betimet e kryetarëve të komunavë, të cilat kanë fituar zgjedhjet lokale në Kosovë
Nesër këtë do ta bëjnë edhe kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, ku Lista Serbe fitoi zgjedhjet.
Për këto inaugurime ka folur ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai i ka thënë Kohës se ministira ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore.
Në rast se nuk zbatohen, Krasniqi thotë se ministria do t’i shpall inaugurimet të paligjshme dhe jolegjitime.
“MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e të gjitha procedurave kushtetuese dhe ligjore. Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jo legjitime seancat përkatëse” – ka thënë Krasniqi.



