
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka njoftuar se PDK-ja ka përfunduar hartimin e listës së kandidatëve për deputet.
Hamza ka shkruar se gjithçka është gati.
Megjithatë, ai nuk ka treguar nëse Fatmir Limaj dhe Nisma janë pjesë e kësaj liste, një nga spekulimet më të mëdha të ditëve të fundit.
“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive.
Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati!” – ka shkruar Hamza.



