Ndërmjetësimi mes Gecit dhe Mehmetajt, Çuni: Të dyja palët ishin të gatshme për mirëkuptim

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni, ka folur për ndërmjetësimin mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, para incidentit të ndodhur më pas.

Çuni tha se gjatë bisedës me të dyja palët ishte arritur mirëkuptim që të shprehnin konsideratë për njëra-tjetrën dhe për kontributin e familjeve të tyre.

“Dy familje që kanë dhënë shumë për shtetin dhe kombin, të akuzohen mes vete për akte antikombëtare, për mua nuk kishte kuptim. Aty u përmend edhe shkrimi i mëhershëm i Halil Gecit ndaj Blerim Mehmetajt. Kështu që arritëm, me mirëkuptimin e të dy palëve, që të shprehnin konsideratë për njëra-tjetrën dhe për kontributin që kanë dhënë në luftë”, tha Çuni në Klan Kosova.

Ai shtoi se të dyja palët ishin shprehur të gatshme ta respektonin njëra-tjetrën dhe se ishin takuar mes vete.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.