
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme.Në konferencë, Limaj ka treguar se Nisma kandidon me 110 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Nisma garon në zgjedhje me 110 burra e gra, familjarë të dëshmorëve, veteranë, intelektualë. Gra e burra që e kanë një synim, jemi rreshtuar për t’ia dhënë një mundësi ndryshimi Kosovës qeverisjes dhe bashkimit të madh” – ka thënë Limaj në konferencë.
Tutje, Limaj ka deklaruar se nëse Nisma do të jetë në Kuvend, atëherë “do të jemi bashkë me shokë e shoqe me Partinë Denokratike të Kosovës”.



