Gruaja e zhdukur në Klinë gjendet e vdekur skaj lumit Bistrica

Një grua që ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistrica. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një raporti zyrtar.

Sipas policisë, më 07 dhjetor 2025, rreth orës 13:15, gjatë kërkimeve përgjatë lumit Bistrica, njësitë policore kanë gjetur trupin e viktimës së cila ishte raportuar si person i zhdukur një ditë më parë. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

banner

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.