
Presidentja Vjosa Osmani do ta presë në takim zyrtar në orën 16:00 në Presidencë.
Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 16:00 në Presidencë.
Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga momenti i pritjes si dhe nga fillimi i takimit. Të gjitha ekipet mediale të interesuara duhet të paraqiten në Presidencë në orën 15:30.
Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes, ndërsa pritet të diskutohen marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë dhe zhvillimet e fundit në rajon.



