
Havolli refuzon publikisht propozimin e Vetëvendosjes, ndërsa Përparim Rama betohet për mandatin e ri në krye të kryeqytetit.
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka propozuar Sokol Havollin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryesues të Kuvendit Komunal, raporton Periskopi. Mirëpo, propozimi i tyre është refuzuar menjëherë nga vet Havolli.
“Kush me dit çka me më propozu Vetëvendosja, nuk e pranoj,” ka deklaruar ai, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të pranojë postin e ofruar nga VV.
Ndërkohë, të martën u mbajt mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku kryetari i rizgjedhur Përparim Rama u betua para asambleistëve të rinj. Në ceremoninë solemne, Rama u zotua se do t’i kryejë detyrat e tij si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, paanshmëri dhe në pajtim të plotë me ligjin.



