Sulmi mbi kanalin e “Ibër-Lepencit”, këtë muaj nis gjykimi për të akuzuarit

Mediumi i njohur “KOHA” raporton se Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se gjykimi i të akuzuarve për sulmin terrorist mbi kanalin e “Ibër Lepencit” do të nisë këtë muaj.

Të akuzuar në këtë rast janë dy vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq.

banner

Njëri prej tyre i ka thënë prokurorisë se është stërvitur në bazën e njëjtë, ku u stërvit edhe grupi i Radoiçiqit për sulmin në Banjskë.

Seanca është caktuar për datën 24 dhjetor, e të akuzuar në këtë rast janë Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurve D.V., J.V. dhe I.D. është caktuar të mbahet më datë 24 dhjetor 2025, në orën 09:30” – ka njoftuar Themelorja në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.