
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka vlerësuar se ditët e mira do të agojnë.
Tutje, Haradinaj ka shkruar se asnjëherë nuk e ka humbur besimin.
“Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.
Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.
Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës.
Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin” – ka shkurar Haradinaj.



