
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e pushtetit me median.
Më saktë, moderatori i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, e ka pyetur Kurtin në lidhje me gjuhën e ashpër të Sami Kurteshit, anëtar i KQZ-së nga VV-ja, i cili i denigroi mediat me gjuhë të papranueshme.
Kurti ka thënë se nuk e mbështet një gjuhë të tillë.
“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë” – tha Kurti, duke shtuar se personat mbajnë përgjegjësi, transmeton Gazeta Politika.
“Gazetaria ka ndryshuar në Kosovë. Ka ndryshuar gazetaria në të gjithë botën. Pra gazetari hulumtuese, që hulumton të vërtetën e një lloj fakti objektiv, ka gjithnjë e mëpak. Kemi gjithnjë e më shumë opionione që paraqiten si fakte ose si lajme. Kjo është një sfidë. Kurrë s’ka pasë më shumë luftë hibride, dezinformata, keqinformim” – tha ai.



