Bedri Hamza ia dorëzon zyrtarisht detyrën kryetarit të ri të Mitrovicës, Faton Peci

Dorëzimi i mandatit shoqërohet me urim për kryetarin e sapozgjedhur.

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ia ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Faton Peci.

banner

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të mandatit, Hamza e ka uruar Pecin për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës dhe i ka dëshiruar sukses në punën dhe përgjegjësitë që e presin.

Dorëzimi i detyrës shënon kalimin e rregullt institucional të udhëheqjes komunale, ndërsa Peci pritet të nisë menjëherë angazhimet në kuadër të mandatit të tij të ri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.