
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka shpërndarë një video nga intervista e djeshme në Kanal 10.
Kurti ka zgjedhur të shpërndajë një deklaratë të tij në lidhje me veriun e Kosovës.
Sipas Kurtit, veprimet e Kosovës në atë pjesë të territorit ishin parimore dhe ligjore.
“Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike. Edhe pse nuk e kemi nisur duke menduar “a ia vlen barra qiranë”, sot mund të them se ia ka vlejtur shumë: janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit. Pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër” – ka shkruar Kurti mbi video.



