
Agim Aliçkaj, veprimtar i njohur shqiptar në Amerikë, ka publikuar ditë më parë një shkrim, në të cilën ka komentuar dy figura të diplomacisë amerikane, Richard Grenell dhe Christopher Hill.
Në postimin e tij, Aliçkaj ka treguar se çfarë bisedoi me një kongresist republikan.
Tutje, Aliçkaj ka pasur një pretendim në lidhje me punën e Grenellit dhe Hillit.
“GRENELL DHE HILL I PËRFAQËSOJNË INTERESAT SERBE NË AMERIKË
Kongresisti i njohur republikan Mike Laëler na tha së fundmi, në një takim me komunitetin shqiptaro-amerikan, se Grenell paraqitet si më i rëndësishëm sesa është në të vërtetë brenda Administratës Trump. Për më tepër, duke mbështetur agresionin serb, ai kërkon konflikt në Ballkan, ndërsa Presidenti Trump është kundër konflikteve dhe luftërave. Për këtë arsye koha e Grenellit është në kalim e sipër.
Ish-ambasadori Christopher Hill, i cili është bërë lobist i Serbisë në Ëashington, po vepron në të njëjtën mënyrë. Ai po kritikon Kosovën dhe Kryeministrin Kurti pa asnjë bazë. Grenell dhe Hill nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të SHBA-së—ata përfaqësojnë interesat serbe në Amerikë” – ka shkruar Aliçkaj.



