Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Shkup

Tubimi u mbajt për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe u zhvillua në mënyrë paqësore.

Ka përfunduar protesta e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup, e cila kishte për qëllim kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Tubimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa asnjë incident.

banner

Në protestë morën pjesë figura të rëndësishme politike dhe publike, përfshirë Ali Ahmetin, Fatmir Limajn, Daut Haradinajn, Vlora Çitakun, Blerta Deliun, si dhe shumë veteranë të UÇK-së. Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për luftën çlirimtare dhe kërkuan trajtim të drejtë dhe të paanshëm nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.