Nisin hetime për aeroplanin e rrëzuar në liqenin e Mavrovës, po drejtohej nga dy kosovarë

KHAAIS konfirmon se ekuipazhi është jashtë rrezikut për jetën, dy persona të lënduar dërgohen në spital.

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetimet pas rrëzimit të një avioni të vogël sportiv në Liqenin e Mavrovës, ngjarje që ndodhi dje rreth orës 12:30.

banner

Kryetari i KHAAIS-it, Marjan Prposki, në një deklaratë për MIA bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet kompetente kanë dalë në terren dhe kanë filluar procedurat hetimore. Ai theksoi se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Avioni sportiv i tipit Piper 28 është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën,” deklaroi Prposki, duke shtuar se detaje të tjera nga hetimi do të bëhen publike në ditët në vijim.

Ndërkohë, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njoftoi se dy persona kanë pësuar lëndime gjatë rrëzimit të avionit dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gostivarit. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas autoriteteve, është stabile.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.