
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka vizituar Vatikanin, ku ka pasur një takim në audiencë private me Papën Leon.
Në lidhje me këtë vizitë ka folur Albert Prenkaj, diplomat karriere i Kosovës.
Ai e ka vlerësuar pozitivisht këtë vizitë.
“Vizita e presidentes Osmani në Vatikan vjen me përfundim të vitit jubilar që ka shpallur Papa Françesku, që do të përfundojë më 6 Janar 2026…Kjo është një vizitë, një audiencë private e presidentes siç ka ndodhur edhe me audiencat private të parardhësve të saj që kanë zhvilluar takime, edhe ajo ka zhvilluar takime me Papa Leonin”.
Tutje, ai ka vlerësuar se pret lëvizje të reja pozitive nga Vatikani.
“Besoj se në këtë takim përpos njohjes dhe selebrimeve diplomatike e shprehjes së mirënjohjeve të ndërsjellta mes dy udhëheqësve të shtetit Papa Leoni ka dhënë ndonjë mesazh, presidentja sigurisht ka dhënë mesazhet e saja në drejtim të njohjes… Unë pres që në vitin 2026 të kemi edhe lëvizje tjera pozitive nga ana e Vatikanit”, shtoi Prenkaj.



