Mustafa kundër Kurtit: Është tepër e nevojshme që opozita ta formojnë qeverinë

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar nderi i LDK-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë për zgjedhejt e 28 dhjetorit.

Ai ka vlerësuar se është e vështirë të flitet për rezultate.

banner

“Është vështirë të parashikohet rezultati, sepse gjendja nuk është normale. Në një situatë jonormale zakonisht mungon rezultati i arsyeshëm. Mendoj se duhet të fillojë të mbizotërojë arsyeja për të shpresuar dhe besuar në rezultate” – ka theksuar Mustafa.

Tutje, Mustafa ka vlerësuar se është e nevojshme që partitë opozitare të formojnë qeverinë.

“Është shumë e mundshme dhe tepër e nevojshme që partitë e ish-opozitës ta formojnë qeverinë, dhe ato mund ta bëjnë këtë. Por për ta arritur këtë, duhet të ndalen së kopjuari apo imituari VV-në. Duhet të jenë të gatshme të marrin vendime me rrezik politik dhe të marrin përgjegjësi para qytetarëve. Duhet të vetëdijësohen se në zgjedhje hyhet për të fituar dhe për të qeverisur, e jo për të qëndruar në opozitë”, ka deklaruar Mustafa për Periskopin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.