Von der Leyen: Falë transferimit paqësor të pushtetit lokal në veri, Kosovës do t’i hiqen masat – 205 milionë euro i lëshohen në fillim të vitit

Pas transferimit paqësor të pushtetit lokal në veri, Kosova pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro asistencë financiare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të ecë përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar transferimin paqësor të qeverisjes lokale në veri të vendit pas zgjedhjeve të fundit si hap kyç në këtë proces.

banner

Në një postim në rrjetin social X, ku ka publikuar edhe një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, von der Leyen ka bërë të ditur se BE-ja do të programojë 216 milionë euro asistencë financiare për Kosovën, ndërsa synon që 205 milionë euro të disbursohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Ajo ka theksuar se këto zhvillime përfaqësojnë një sinjal pozitiv për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së ndaj stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.