Vala dhe Posta në veri: Pse e zgjodhi Kurti këtë fotografi për natë të mirë?

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka publikuar një fotografi nga veriu i Kosovës, përmes së cilës ka dërguar një mesazh me shkrim.

Ai shkroi një fjali të shkurtër, duke uruar natë të mirë.

banner

“Natën e mirë nga veriu i Mitrovicës” – shkroi Kurti, transmeton Gazeta Politika.

Pse Kurti zgjodhi pikërisht këtë fotografi për të uruar natë të mirë?

E para, fotografia u postua pas përfundimit të tubimit të VV-së për hapjen e fushatës, që u mbajt në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

E dyta, Kurti zgjodhi, me shumë gjasë, këtë fotografi për të përforcuar mesazhin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në veri.

Pra, në fotografi shihen dy ndërmarrje publike dhe një biznes privat.

Më saktë, Posta dhe Vala, si dhe Missini. Dy të parat menaxhohen si ndërmarrje publike.

E treta, fotografia u publikua në orët e vona dhe në ditën kur filloi heqja e masave nga BE-ja, transmeton Gazeta Politika.

E katërta, zgjedhja e kësaj fotografie nuk është e rastësishme as nga këndi simbolik. Veriu ka qenë për vite me radhë sinonim i tensioneve, mungesës së kontrollit dhe sfidës ndaj autoritetit të Kosovës.

Duke publikuar një fotograf në orët e natës, me objekte publike funksionale dhe pa prani tensioni, Kurti synon të normalizojë perceptimin e veriut si hapësirë e stabilizuar.

Sjellim në mend se ditë më parë Kurti u pyet nëse ia ka vlejtur barra qiranë për veriun, ku ai u përgjigj se “fort” ia ka vlejtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.