Tahiri: Ndryshimi që mund të vijë nga zgjedhjet e shpëton Kosovën

Ish-kryenegociatorja thotë se pavarësisht heqjes së pjesshme të sanksioneve të BE-së, Kosova mbetet e ndëshkuar për shkak të dështimeve qeveritare.

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe i ndëshkuar për shkak të, siç tha ajo, dështimeve të qeverisë së kaluar.

banner

Përmes një postimi publik, Tahiri ka theksuar se vetëm një ndryshim politik që mund të vijë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit mund ta nxjerrë Kosovën nga situata aktuale.

“Gjysma e sanksioneve u hoqën nga BE-ja – Kosova vazhdon e ndëshkuar, e dëmtuar për shkak të dështimeve të qeverisë së kaluar – vetëm ndryshimi që mund të vijë nga zgjedhjet e shpëton Kosovën nga kjo situatë fatkeqe”, ka shkruar Tahiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.