A ishte Limaj në takim me Kurtin para pak çastesh?

Lideri i Nismës i shmanget gazetarëve, ndërsa spekulimet për negociata të fundit për Qeverinë Kurti 3 shtohen në korridoret e Kuvendit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është parë para pak çastesh duke hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të mbahet seanca vendimtare për formimin e qeverisë së re.

Gazetarja e Dukagjinit e ka pyetur nëse ka qenë në një takim me mandatarin Albin Kurti, pasi ky i fundit ende nuk ishte shfaqur në sallë. Por Limaj nuk ka pranuar të përgjigjet, duke vazhduar drejt vendit të tij pa dhënë asnjë koment.

Mosdeklarimi i tij e shton edhe më tej misterin rreth negociatave në minutat e fundit. Nisma është e vetmja parti që nuk e ka mbyllur derën për Vetëvendosjen, por ka vendosur kushte të qarta që lidhen me drejtimin e Kuvendit.

Ndërkohë, sytë e të gjithëve janë nga tavolina e Kurtit dhe nga numrat që do të numërohen sot. Në këtë skenë politike ku çdo votë ka peshën e një thesi me gurë, një “po” ose “jo” e Limajt mund të ndikojë fatin e Qeverisë Kurti 3.

Back to top button