A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen

Kreu i PDK-së thotë se nuk ka qenë i përjashtuar, por është larguar vetë nga partia.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Drenas, ku Ramiz Lladrovci siguroi mandatin në rundin e parë, ndërsa kandidati i PDK-së nuk arriti të fitonte. Në një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Krasniqi e vlerësoi garën si sfiduese, sidomos duke pasur parasysh se Drenasi është një komunë e cila historikisht i ka dhënë mbështetje të fuqishme PDK-së.

“Ka qenë një garë aspak e lehtë për neve, sepse ka pasur të bëjë me një komunë që PDK-në e ka nderu me votë, pa kushte. Sfidimi në nivel të degës nuk ka qenë i mirëseardhur për mua. Nuk kam dashur të jem arbitër për me pamundësu garën brenda partisë. Rezultati është i qartë. Ramiz Lladrovci ka fitu. Ia kam dhënë urimet prej selisë së PDK-së dhe shpresoj që e vazhdon punën në të mirën e qytetarëve të Drenasit“, tha Krasniqi.

I pyetur nëse Lladrovci mund të rikthehet në PDK, kreu i demokratëve dha një përgjigje të shkurtër dhe të prerë:

“Zoti Lladrovci nuk është përjashtu, ka dalë vet.”

Krasniqi përsëriti se PDK do të respektojë vullnetin e qytetarëve të Drenasit dhe se pret që Lladrovci të qeverisë në interes të tyre.

Back to top button