
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se nesër, më 24 maj, do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, me të cilin përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme.
Sipas njoftimit të AAK-së, pjesa solemne e Kuvendit do të nisë në ora 11:30.
Para të pranishmëve pritet të adresohen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit pritet të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Ngjarja do të mbahet në Hotel “Venus”, ndërsa AAK ka ftuar mediat që ta përcjellin nga afër këtë aktivitet.



