
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga qeveria aktuale, duke premtuar se nëse LDK-ja vjen në pushtet nuk do të ketë rritje të tarifave për tre vitet e ardhshme.
Në emisionin “Pressing”, Abdixhiku tha se rritja e çmimit të rrymës është e papranueshme.
“Unë këto s’mund t’i pranoj”, deklaroi ai.
Sipas tij, LDK-ja do të sjellë qasje krejtësisht tjetër në sektorin e energjisë.
“T’ju them qytetarëve që s’do të ketë rritje të çmimeve për 3 vitet e ardhshme”, u shpreh Abdixhiku.
Ai premtoi moratorium të plotë për çmimet e energjisë elektrike.
“Moratorium i plotë në çmimet e energjisë elektrike. S’është premtim, është detyrim kombëtar”, tha ai.
Abdixhiku shtoi se Kosova duhet të sigurojë alternativa energjetike strategjike, duke përmendur edhe gazin amerikan.
“Është detyrim kombëtar që të sjellim gazin amerikan”, deklaroi Abdixhiku.



