
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Në një reagim në Facebook, Abdixhiku i ka dërguar një mesazh VV-së.
Ai ka shkruar se kundërshtimet e VV-së nuk iu “lënë përshtypje”.
“Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’
I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti.
Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”” – ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Politika.



