
Abdixhiku pas takimit të grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se nuk ka takim të planifikuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Dje pata konferencë, nuk kam çka të shtoj. Nuk ka asgjë tjetër të re”- deklaroi shkurtimisht Abdixhiku para mediave.

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami para takimit ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje për koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por ka vlerësuar se posti i presidentit për LDK-në do të ishte një mekanizëm për balancimin e pushteteve në vend./KOHA



