Abdixhiku takon artistët: Kosova meriton kulturë të fortë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me artistë, krijues dhe përfaqësues të fushës së kulturës në Kosovë.

Përmes një shkrimi, Abdixhiku ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar me respekt dhe vëmendje për sfidat me të cilat përballen njerëzit e kulturës, për vizionin e tyre për vendin, si dhe për rolin jetik që arti ka në shoqëri.

banner

“Arti nuk është luksi i një kombi; është froni i shpirtit të tij. Është kujtesë, identitet, edukim dhe dritë që na udhëheq përpara. Një vend që respekton kulturën, respekton vetveten. Një shtet që investon në art, investon në të ardhmen”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se institucionet kanë obligim moral dhe institucional për të mbështetur artistët, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimtarinë artistike që pasuron jetën publike.Sipas tij, Kosova meriton kulturë të fortë, artistë të respektuar dhe hapësira të denja për krijim, ndërsa gjatë takimit ka prezantuar edhe programin e LDK-së në fushën e kulturës.

“Faleminderit për bisedën e mençur, për ndjeshmërinë dhe për dashurinë ndaj këtij vendi. Frymëzimi që vjen nga arti është forca jonë për të ndërtuar një Kosovë më të bukur, më humane dhe më dinjitoze”, ka përfunduar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.