
Takimet pas mbledhjes së Vetëvendosjes për kandidaturën e Glauk Konjufcës.
Prishtinë – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha për Gazetën Express se Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, tha Mustafa.
Ky takim vjen pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku është votuar propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë. Takimet e presidentes me partitë opozitare pritet të vazhdojnë në ditët në vijim për të diskutuar mundësitë për formimin e një qeverie të re.



