Abrashi: Sa herë kemi ngrënë burek me “gjizë” e picë me “kaçkavall”, pa qenë as gjizë e as kaçkavall?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth kontrolleve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në industrinë e qumështit, duke mbështetur inspektimet dhe duke ngritur pyetje për cilësinë e produkteve ushqimore.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi tha se qytetarët kanë të drejtë të dinë saktësisht se çfarë konsumojnë.

banner

“Sa herë kemi hangër burek me ‘gjizë’, e gjizë s’ka pasë? Sa herë kemi hangër picë me ‘kaçkavall’, e kaçkavalli ka qenë veç emër? Sa herë kemi ble produkte ‘qumështi’, pa e ditë se po konsumojmë yndyrë bimore apo vaj palme?”, shkroi ai.

Abrashi shtroi edhe pyetje për kundërshtimet ndaj kontrolleve të AUV-së.

“A e ka qytetari të drejtën me ditë saktësisht çka po han e çka po pin? Pse janë kundër inspektimeve? Pse kërkojnë me u njoftu paraprakisht për vizitat e inspektorëve? Çka po tuten se kanë me gjetë? Nëse gjithçka asht në rregull, pse gjithë kjo zhurmë mediatike për një kontroll të zakonshëm?”, u shpreh deputeti i VV-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.