
Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për pakon e fundit të Qeverisë dhe ndarjen e 100 eurove për qytetarët.
Në një postim me tone ironike, Matoshi tha se opozita po ankohet pse qytetarët po ndihmohen financiarisht.
“Ngoni more kta syretat e opozitës tu anku se është shkelje e ligjit me ju ndihmu qytetarëve!”, shkroi ajo.
Ajo ironizoi duke thënë se reagimi do të ishte ndryshe nëse ndihmat do të shkonin për kompani të mëdha.
“Me ju pas ndihmu supermarketeve e devolleve se besoj që ishin anku”, deklaroi Matoshi.
Në fund, ajo shtoi:
“Loqka, me popull o ka i ndan, nuk o ka i merr për veti, gajret pak se po ju del flaka :)”.



