Akuza personale dhe kundërakuza, përshkallëzohet debati Rama–Mihali

Polemika mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është ashpërsuar pas reagimeve rreth tragjedisë së fundit në autostradë dhe kritikave ndaj Qeverisë.

Mihali e akuzoi Ramën se po e përdor tragjedinë për sulme politike, duke ironizuar me përdorimin e ChatGPT-së dhe duke lëshuar akuza personale ndaj tij.

banner

“Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat?”, ka shkruar ajo.

Ajo vazhdoi me kritika ndaj gjendjes në kryeqytet, duke përmendur problemet me mbeturinat dhe minjtë nëpër lagjet e Prishtinës.

Reagimi i Ramës nuk vonoi. Ai i kërkoi Mihalit të sqarojë rolin dhe pozicionin e saj në Kosovë.

“Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!”, ka shkruar Rama.

Ai shtroi edhe pyetjen: “Kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.