Albin Kurti dominon në VV me mbi 130 mijë vota, Konjufca i dyti — Albulena Haxhiu në top 3

Në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në listën e Vetëvendosjes prin bindshëm Albin Kurti.

Sipas rezultateve aktuale, Kurti ka marrë 130 mijë e 818 vota, duke lënë pas Glauk Konjufcën me 102 mijë e 908 vota.

banner

Në vendin e tretë renditet Albulena Haxhiu me 59 mijë e 591 vota.

Pas saj vijnë Hekuran Murati me 51 mijë e 738 vota dhe Donika Gërvalla me 48 mijë e 61 vota.

Në top 10-shen e kandidatëve më të votuar të VV-së janë edhe Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.