Djemtë e Zyberit e Bunjakut bëhen policë, Gërguri: Bijtë vazhdojnë amanetin e tyre!

Komandanti i Policisë, Amir Gërguri, ka uruar kadetët e rinj me rastin e diplomimit të tyre, duke vlerësuar vazhdimin e shërbimit ndaj Kosovës nga brezat e rinj.

Përmes një reagimi, Gërguri ka thënë se bijtë e dëshmorëve po vazhdojnë amanetin e baballarëve të tyre.

“Baballarët ranë për Kosovën, bijtë vazhdojnë amanetin e tyre!”, ka shkruar ai.

Gërguri u ka uruar të diplomuarve mbarësi në rrugën e shërbimit ndaj atdheut dhe qytetarëve.

“Urime diplomimi! Ju priftë e mbara në rrugën e shërbimit ndaj atdheut dhe qytetarëve! Lavdia e heronjve nuk shuhet kurrë!”, ka shkruar Gërguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.