Albin Kurti preferon president konsensual: Figurë akademike, me vlera e kontribut kombëtar

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka folur pas takimit me Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, që ishte takimi i katërt.

Ndonëse e cilësoi si të sinqertë takimin, Kurti theksoi se nuk ka marrëveshje.

banner

Tutje, Kurti kritikoi idenë që pozita e presidentit t’i takojë LDK-së, duke vlerësuar se tashmë ka “balancë demokratik”, shkruan Gazeta Politika.

Kurti tha se kërkon një president apartiak.

“Unë po them le të mos zgjedhim president partiak. Le të shkojmë me një figurë akademike, profesionist të dëshmuar, me vlera, me kontribut e merita shoqërore dhe kombëtare në vendin tonë. Unë besoj që ka dhjetëra të tillë, së paku” – tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.