
Kryeministri në detyrë u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar sot në zgjedhjet lokale.
Pas votimit, Kurti e cilësoi ditën e sotme si shumë të rëndësishme për qytetarët e vendit.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme, votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme,” tha ai.
Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Gëzuar,” shtoi shkurt Kurti pas daljes nga qendra e votimit.



