
Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Në një paraqitje në Kuvend, Çitaku ka pasur kritika të ashpra ndaj vendimit të 16 shtatorit.
Ajo e konsideroi vendimin dënues të Gjykatës Speciale si “krim ndaj drejtësisë”.
“Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në Apel”, tha Çitaku.



