Ali Ahmeti në botën e çudirave: Nuk tërhiqem, AKI është fituese e zgjedhjeve lokale

Kryetari i BDI-së befason duke thënë se partia e tij ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë. Në një konferencë për media, ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit aleanca që ai drejton ka dalë fituese.

AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata e Gazimestanit VLEN ka fituar 91.849 vota, me gjithsej 122 këshilltarë. Cili është fitues këtu? Ata janë humbës edhe në zgjedhjet e kaluara. Pa hyrë në kalkulime të tjera se si do të përktheheshin në mandate këto rezultate, ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dhe jo me shumë vonesë. Në këto zgjedhje dhe në ato tjera ka pasur karakter nacionalist, duke filluar nga propaganda se kush kërkon gjuhën shqipe të shkojë në Shqipëri e Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se BDI synon një Maqedoni europiane, unitare dhe me marrëdhënie të mira ndëretnike.

“Ne përpiqemi për Maqedoni europiane, unitare, me marrëdhënie të mira ndëretnike, pa probleme me fqinjët, filozofi e menduar që i shërben të ardhmes, e jo kthim në të kaluarën”, ka shtuar kryetari i partisë.

Back to top button