
Tomor Alizoti, deputet i PD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur fjalë të ashpra ndaj Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.
Alizoti ka përdorur terme të ashpra, duke e quajtur Ramën si “hajn ordiner”.
Tutje, ai e ka quajtur Ramën si “kreu i një karteli të mirëorganizuar”.
“Sot nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë i huaj që informohet për Shqipërinë, që nuk e di se Edi Rama është një hajdut ordiner, kreu i një karteli të mirëorganizuar, që vjedh si një derr i pangopur. Sot nuk ka asnjë njeri të arsyeshëm, të papërfshirë financiarisht, që të mos e ketë të qartë si drita e diellit se lideri i “Rilindjes” është përfaqësuesi i fundit i sojit më të ndyrë që ka prodhuar ky vend” – ka shkruar ai.



