
Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje për bashkim për formimin e institucioneve partive politike në Kosovë.
Në një pritje me rastin e ditëlindjes së Mbretit, Hargreaves ka thënë se kjo duhet të ndodhë sidomos “pasi çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti nuk presin”, transmeton mediumi i njohur “KOHA”.
Ai ka thënë se bashkimi duhet të vlejë për formimin e Parlamentit, Qeverisë dhe Presidencës.
“Pas 18 muajsh pasigurie, e di se të gjithë këtu do të pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës, për të krijuar një parlament, qeveri dhe presidencë të qëndrueshme’’, ka thënë ai, bazuar në videon e publikuar nga faqja e Ambasadës në Facebook.



